1,600.00 L
Vaji i Rozmarines: Vaj esencial 100% i pastër, natyral i kultivimit organik
So Bio – Vaj esencial Rozmarinë 15ml
Emri botanik: Rosmarinus officinalis
Emri Rozmarinë vjen nga fjala latine ” Romarin ” që do të thotë ‘lule e detit’, sepse rritet pranë vendeve bregdetare.
Vendi i origjinës: Franca
100% vaj esencial i pastër natyral nga bujqësia organike.
Vetitë:
-Relakson muskujt,
-Zbut dhimbjet e muskujve dhe të nyjeve,
-Kundër reumatizmës,
-Diuretik,
-Stimulues,
Indikacionet:
Këshilla:
-Për të lehtësuar tretjen, shtoni në pijen tuaj të preferuar 1-2 pika vaj esencial Rozmarinë dhe një lugë-çaji mjaltë.
-Një masazh perfekt për nxitjen e qarkullimit të gjakut, veçanërisht në dimër, bëhet duke përzier 2 pika vaj esencial Rozmarine dhe 2 pika vaj esencial Eukalipti në 5 ml vaj vegjetal (bajame, jojoba, kokosi)
Vajrat esencial të So Bio janë 100% Organik, Natyral dhe të pastër dhe mund të përdoren:
-Për përdorim të jashtëm (masazh- avull- dush- kozmetikë …)
-Në gatim dhe pastiçeri
-Për përdorim të brendshëm (për përdorim të brendshëm terapeutik gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun familjar)
Masat paraprake:
– Nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën 6 vjeç.
– Mos e përdorni të paholluar/të pastër në lëkurë
– Shmangni ekspozimin në diell pas aplikimit
– Mos e aplikoni në sy
– Në rast kontakti aksidental me lëkurën, shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm
– Mbajeni larg kontaktit me fëmijët
– Nuk është i përshtatshëm për gratë shtatzëna dhe gjatë ushqyerjes me gji
– Mbajeni larg nga drita dhe nxehtësia
100% e të gjithë përbërësve janë çertifikuar organik nga ECOCERT Greenlife. Në dispozicion në: www.cosmetiques.ecocert.com
Të gjitha bimët që përdoren për përgatitjen e produkteve So Bio rrjedhin nga kultivime organike të kontrolluara ose bimë të egra.
Distilimi i bimëve dhe luleve kryhet në avujt e ujit në temperaturë të ulët dhe presion të ulët/moderuar. Kjo është metoda më moderne e nxjerrjes dhe siguron vajra esencial me cilësi të lartë.
Distilimi i agrumeve bëhet nëpërmjet presimit të ftohtë të lëkurës së frutit.
Si të përdorni vajrat esencial:
Zgjidhni një vaj bimor organik bazë si (bajame, jojoba, argan, macadamia), shtoni 1-2 pika vaj esencial për 10ml vaj vegjetal dhe masazhoni fytyrën ose edhe trupin.
Ju gjithashtu mund të shtoni disa pika vaj esencial në kremin tuaj hidratues ose kremin e kujdesit tuaj të përditshëm.
Shtoni 2-5 pika vaj esencial në një enë me ujë të nxehtë dhe bëni frymëmarrje. Kjo metodë është ideale për problemet e frymëmarrjes.
Shtoni disa pika vaj esencial në një shami pambuku ose në jastëk. Është një mënyrë e lehtë për të përfituar substancat terapeutike të vajrave esencial.
Aromatizoni ambjentin duke shtuar nga 2-10 pika vaj esencial në pajisjen Aromatherapy, në drutë e oxhakut, në sirtarë.
Disa pika të vajrave esencial në dush kanë funksion terapeutik,
Kjo metodë duhet gjithmonë të kryhet nën drejtimin e një mjeku, farmacisti ose një Aromaterapisti profesional.
Vajrat esencial nuk gëlltiten shqeto por mund të shoqërohen psh me një kub sheqer të papërpunuar, me një lugë çaji mjaltë ose të përzihet me 5ml vaj vegjetal të pastër.
There are no reviews yet.