0

Nuk ka produkte në shporte.

Gallery Image
  • Gallery Image

VAJ ESENCIAL MENTE – SO BIO ETIC- 10 ml

1,800.00 L

Vaji i Mentes: Vaj esencial 100% i pastër, natyral i kultivimit organik

So Bio – Vaj esencial Mente 10ml

Emri botanik: Mentha Viridis

Është përdorur që nga kohërat e lashta, si një aromatizues, erëz dhe si ilaç.

Vendi i origjinës: Franca

100% vaj esencial i pastër natyral nga bujqësia organike.

Vetitë:

-Aktivitet analgjezik,
-Veprim tonifikues,
-Ndihmon në tretjen e ushqimit,
-Rregullator i yndyrës së lëkurës,
-Antibakterial,

Indikacionet:

-I shkëlqyer për pastrimin e ajrit në ambjentet e brendshme si dhe ripërtëritjen e tij.

-Stimulon oreksin dhe lehtëson procesin e tretjes.

-Heq marramendjen dhe të përzierat. Vendosni disa pika në një kartopecetë, merrni frymë thellë dhe udhëtoni të qetë!

-Ai përmirëson simptomat e mostretjes dhe fryrjen.

-Tonifikon dhe forcon lëkurën me yndyrë dhe gjithashtu zvogëlon poret.

-Eliminon mikrobet në zgavrën e gojës.

Këshilla:

Mojito: shtoni shijen e koktejit tuaj të preferuar, duke shtuar 1 pikë vaj esencial Mente në sheqerin e papërpunuar që do të përdoret.

Çaj: Shtoni 2 pika / për ibrik çaji, vaj esencial Mente në gjethet e çajit për të shijuar një pije shumë aromatike.

 

Vajra esencial të So Bio janë 100% Organik, Natyral dhe të Pastër dhe mund të përdoren:

-Për përdorim të jashtëm (masazh- avull- dush- kozmetikë …)

-Në gatim dhe pastiçeri

-Për përdorim të brendshëm (për përdorim të brendshëm terapeutik gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun familjar)

 

100% e të gjithë përbërësve janë çertifikuar organik nga ECOCERT Greenlife. Në dispozicion në: www.cosmetiques.ecocert.com

Të gjitha bimët që përdoren për përgatitjen e produkteve So Bio rrjedhin nga kultivime organike të kontrolluara ose bimë të egra.

Distilimi i bimëve dhe luleve kryhet në avujt e ujit në temperaturë të ulët dhe presion të moderuar. Kjo është metoda më moderne e nxjerrjes dhe siguron vajra esencial të cilësisë së lartë.

Distilimi i agrumeve bëhet nëpërmjet presimit të ftohtë të lëkurës së frutit.

Si të përdorni vajrat esencial:

Masazh fytyre – Trupi

Zgjidhni një vaj bimor organik bazë si (bajame, jojoba, argan, macadamia), shtoni 1-2 pika vaj esencial për 10ml vaj vegjetal dhe masazhoni fytyrën ose trupin.

Ju gjithashtu mund të shtoni disa pika vaj esencial në kremin tuaj hidratues ose kremin e kujdesit tuaj të përditshëm.

Frymëmarrje:

Shtoni 2-5 pika vaj esencial në një enë me ujë të nxehtë dhe bëni avull. Kjo metodë është ideale për problemet e frymëmarrjes.

Shtoni disa pika vaj esencial në një shami pambuku ose në jastëk. Është një mënyrë e lehtë për të përfituar substancat terapeutike të vajrave esencialë.

Aromatizoni ambjentin duke shtuar nga 2-10 pika vaj esencial në pajisjen Aromatherapy, në drutë e oxhakut, në sirtarë etj.

-Banjo

Disa pika të vajrave esencialë në dush kanë funksion terapeutik,

-Përdorim të brendshëm

Kjo metodë duhet gjithmonë të kryhet nën drejtimin e një mjeku, farmacisti ose një Aromaterapisti profesional.

Vajrat esencial nuk gëlltiten shqeto por mund të shoqërohen psh. me një kub sheqer të papërpunuar, me një lugë çaji mjaltë ose të përzihet me 5ml vaj vegjetal të pastër.

 

Importuar nga Bio Center Albania

There are no reviews yet.

Be the first to review “VAJ ESENCIAL MENTE – SO BIO ETIC- 10 ml”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site is registered on wpml.org as a development site.