Ushqimet organike rriten në mënyrë natyrale dhe nuk përmbajnë përbërës artificialë. Ato kanë një ndikim të rëndësishëm dhe pozitiv si në shëndetin tonë mendor e emocional, ashtu edhe në mjedis.
Këto janë gjërat kryesore që duhet të dini për produktet organike:
1: Produktet organike nuk përmbajnë pesticide. Fungicidet, herbicidet dhe insekticidet përdoren gjerësisht në produktet joorganike dhe gjurmë të tyre mbeten në ushqimin që konsumojmë. Në produktet organike këto kimikate nuk përdoren kurrë.
2: Produktet organike janë më të freskëta, pasi nuk përmbajnë konservues që i bëjnë ato të zgjasin më shumë. Ushqimet organike janë të pasura me lëndë ushqyese dhe shumica e simptomave te njerëzit me alergji ndaj ushqimeve, kimikateve ose konservuesve zvogëlohen ose zhduken kur ata konsumojnë vetëm ushqime organike.
3: Produktet organike janë më miqësore me mjedisin. Bujqësia organike ul ndotjen, kursen ujin, pakëson erozionin e tokës, rrit pjellshmërinë e saj dhe harxhon më pak energji.
4: Produktet organike nuk janë të modifikuara gjenetikisht. Produktet e modifikuara gjenetikisht kanë ADN të ndryshuar në mënyra jo natyrale, dhe këto modifikime lidhen me shfaqjen e shumë sëmundjeve, përfshirë kancerin.