FILOZOFIA E BIOCENTER ALBANIA

Në kushtet e një shoqërie që zhvillohet e përmirësohet çdo ditë, ne dëshirojmë t’i kthejmë klientët tanë tek natyra, vlerat rigjeneruese dhe shëruese, larg atyre artificiale dhe të zakonshme.

BIOCENTER JU SJELL NATYRËN NË SHTËPINË TUAJ ÇDO DITË DHE GJITHMONË TË FRESKËT! 

 

Gjithçka në natyrë, bimët, kafshët, uji, toka dhe ajri, gjallëron shpirtin dhe trupin tuaj çdo ditë dhe përgjatë gjithë jetës. T’i marrësh ato nga natyra është sa e natyrshme, aq dhe me kërkesa të larta profesionale. 

ok4

BioCenter sjell në Shqipëri një gamë shumë të gjerë produktesh të cilësisë së lartë, për njerëz me sqimë dhe shije të hollë, që dinë të kujdesen për harmoninë e tyre trupore dhe shpirtërore, për ata që duan të ndjehen të freskët e të shëndetshëm përgjatë gjithë jetës.

Produktet tona janë përzgjedhura me kujdes nga kompani të nivelit të lartë në Evropë. Në to janë gërshetuar produkte të zgjedhura për të gjithë trupin, për një shëndet e bukuri të brendshme dhe që rrezaton jashtë.

Produktet e BioCenter vijnë nga vende të ndryshme të botës, nga fundi i detit tek lëndinat e pyjet e vendeve me vlerat më të rralla natyrore.Për më tej, BioCenter ka vlerësuar dhe analizuar me kujdes produktet më të veçanta vendase nga ferma dhe prodhues në të gjithë vendin. Këto produkte janë të një cilësie të lartë dhe janë të destinuara për tregun perendimor. Larminë dhe pasurinë e madhe te pyjeve, lëndinave, fushave dhe fermave shqiptare, të cilat vlerësohen në qendrat e kozmetikës, farmaceutikës dhe kuzhinës së zgjedhur botërore.

BioCenter ju mirepret në mjediset e saj me nje shumelljshmeri  produktesh, të cilat si keni ndeshur më parë në Shqipëri. BioCenter mund ta gjeni shume lehte, në zemër të tiranës, tek ish Blloku me një arkitekturë moderne dhe miqësore.

ok2