Gjalpi i Karitesë (Shea Butter) 100% 75 ml
Është 100% i pastër   Shea Butter mund të përdoret për fytyrën, flokët dhe trupin. Hidraton dhe rigjeneron qelizat e lëkurës duke i dhuruar lëkurës tuaj trajtimin e duhur.  
not rated 1,700 L Shto në shportë
Naturado – Argile Verte, Baltë e Gjelbër Pluhur 300 gr
Argjila e gjelbër është veçanërisht e pasur me minerale dhe është e përshtatshme për lëkurën me yndyrë dhe mikse. Shumë e rekomanduar për lëkurën me tendencë aknesh, pasi në mënyrë efektive rregullon sekretimin e yndyrës, forcon poret dhe heq qelizat e vdekura. Në sajë të vetive të saj detoksifikuese, pastron, tonifikon lëkurën dhe e lë atë të butë dhe rrezatuese.
not rated 1,020 L Shto në shportë
Naturado Krem Dielli SPF 15 Spray 100ml
-Mbrojtje e lartë -Nuk përmban aromë -Nuk përmban nanogrimca -Hidratues dhe veprim antioxidant. -Efektivisht mbron fytyrën dhe trupin kundër UVA – UVB falë përbërjes 100% natyrale dhe të çertifikuar. -Shmangni djegien nga dielli përmes këtij kremi bio që mbron dhe hidraton në thellësi lëkurën. -Formulimi i lehtë jo-ngjitës premton aplikim transparent pa shenja të bardha.
not rated 2,900 L Shto në shportë
Pastë dhëmbësh me mente 300 ml
Pastë dhëmbësh organike me xylitol, nenexhik dhe jamball. Nuk përmban fluor. E përshtatshme për të gjithë familjen. Pastë dhëmbësh në formë xheli e pasuruar me vaj mente. Pasuruar me xylitol dhe sorbitol, dy sheqerna natyrore që sigurojnë higjienë efektive duke kontribuar në neutralizimin e baktereve përgjegjëse për zhvillimin e kariesit. Ju dhuron një frymëmarrje të freskët dhe një buzëqeshje të bukur dhe të shëndetshme.
not rated 2,220 L Lexo më tepër
Naturado- Vaj esencial Dafine spray 50 ml
Duke përdorur vaj Dafine në kozmetikë: -Vaji mund të përdoret në fytyrë, trup dhe flokë. -Për rezultate më të mira mund të përzihet me vajra të tjerë vegjetale (jojoba, nigelle, Calendula ...) -Mund të përzihet me përbërës të tjerë për të përgatitur kozmetike në shtëpi (gjalpë karite, dyll të pastër, vajra esenciale ..)
not rated 2,280 L Lexo më tepër
Naturado- Vaj Lule Margaritë (Paquerette) spray 50ml
Veprimi dhe Përdorimi i vajit në kozmetikë: Emri latinisht i margaritës ka kuptim të pasur. Bellis perennis do të thotë e bukur, e përhershme, pra bukuri e përhershme. Ky karakterizim mund të përmbledhë dhe veprimin e vajit të margaritës. -Vaji i margarites, i njohur që nga lashtësia, kontribuon në mënyrë efektive për bukurinë dhe qëndrueshmërinë e gjirit. -Ai stimulon enët e gjakut dhe forcon indet e gjirit. Përdorimi i rregullt mban gjinjtë të fortë dhe rinore. -Rindërton konturet e fytyrës.
not rated 2,180 L Shto në shportë
Naturado- Vaj Lajthie 50 ml
Vaj organik lajthie 100% i pastër, përpunuar në presim të ftohtë nga fara e pjekur e lajthisë "Corylus Avellana”. Ky vaj është shumë i pasur me vitaminë A, B, E, minerale dhe kripëra. Përmban rreth 87% acide yndyrore të pangopura (vitaminë F). Depërton në epidermë shumë lehtë pa lënë një ndjenjë yndyre në lëkurë. Veprimi i tij është ushqyes, zbut lëkurën dhe e hidraton duke shmangur dehidratim, që sjell shumë pasoja negative për lëkurën e fytyrës. Vaj organik i lajthisë përdoruret në fytyrë dhe trup. Gjithashtu përdoret edhe nga personat që kanë lëkurës të yndyrshme. Paraqitet në një shishe errët qelqi blu për ruajtjen më të mirë.
not rated 2,100 L Shto në shportë
Naturado- Vaj Millepertuis (St John’s Wort) 50 ml
Për përdorim të brendshëm: antiseptik, analgjezik, anti-inflamator, qetësues, anksiolitike, antidepresant, antioksidant, antiviral. Për përdorim të jashtëm: antiseptik, analgjezik, anti-inflamator, djegie nga dielli, irritimet, kruajtjet dhe djegiet e vogla. Indikacionet e zakonshme: Trajtimi i depresionit të butë, çrregullimeve psikosomatike, të lehta ose depresioni sezonal, ankth, shqetësim nervor. Përmirëson cilësinë e gjumit dhe ndihmon luftën kundër pagjumësisë. “Millepertuis” ndihmon për të reduktuar stresin. Redukton dhimbjet e muskujve të tilla si dhimbje barku, nevralgji. Trajtimi i shembje, plagëve, shërimin dhe djegie të shkallës së parë. Treguesit e tjerë: Reduktimin e simptomave që lidhen me menopauzë dhe PMS. Heq dhimbjet e dhëmbit.
not rated 2,150 L Shto në shportë
Naturado Vaj esencial Jojoba 50 ml
-Ky vaj ka veti hidratuese, ajo bën të mundur largimin e papastërtive të skalpit, të cilat janë shkaku i çrregullimeve të skalpit dhe arsyeja kryesore e yndyrës qe shkaktohet në flokë. -Forcon flokun dhe ndihmon në rritjen e tyre. -Ai rikthen elasticitetin dhe hidratimin e lëkurës, sidomos pas ekspozimit në diell, ushqen lëkurën dhe lufton tendencën për puçrra dhe akne në fytyrë. -Ruan lagështinë e lëkurës dhe parandalon humbjen e ujit. -Përdoret në të gjitha tipet e lëkurave dhe është ideal për flokët me yndyrë. -Është i shkëlqyer për rrudhat e qafës dhe konturin e syve. -Shërben për të zbutur lëkurën pas një maskë bukurie dhe pas depilimit.
not rated 2,020 L Shto në shportë
Vaj Carrote Naturado 50 ml spray
Veprimi dhe Përdorimi i vajit në kozmetikë: -Rigjenerues dhe zbutës. -I ofron lëkurës një pamje të mirë dhe shkëlqim natyral. -Ajo përshpejton procesin e nxirjes dhe i lejon lëkurës të ruajë ngjyrë të njëtrajtshme. -Antioksidant, ngadalëson procesin e plakjes. -Zbut dhe ruan strukturën elastike të lëkurës. Përdorime të tjera të vajit: -Vaji i karotës është veçanërisht i pasur me provitamin A (carotene), vitaminë B dhe F. - Para-vitamina D gjithashtu ka veti antioksidante që lejojnë angazhimin e radikaleve të lira të krijuara nga ekspozimi i gjatë në diell. -Tonifikon dhe freskon lëkurën. -Me përdorim të rregullt i jep një ngjyrë natyrale dhe të artë lëkurës edhe pa  u ekspozuar në diell. -Ai përmirëson elasticitetin e lëkurës. -Gjallëron lëkurën dhe eleminon rrudhat e shprehjes së fytyrës. -Ideal për ti dhënë lëkurës një pamje të shëndetshme, të ushqejë lëkurën me përbërës të çmuar dhe të përgatisë atë për ekspozim në diell.
not rated 1,790 L Lexo më tepër
Vaj Bourrache (Bourrache) 50 ml
Emri botanik: Borago Officinalis Vaj Borage është përpunuar në presim të ftohtë nga fara e lules Borrago officinalis. Ky vaj është shumë i pasur me acide yndyrore të pangopura ku me i famshmi është acidi gama-linolenic (22%) dhe Omega 6. Fuksionet e këtij vaji janë: anti rrudhë, zbutje dhe rigjallërim i lëkurës së thatë dhe të lodhur.
not rated 2,530 L Shto në shportë
Naturado- Shampo XXL 2/1 me ekstrakt Jasemine 1 L
Kjo shampo me jasemin, e kthen dushin tuaj në një arratisje të ëmbël në zemër të luleve të parajsës. Ky format është i përshtatshëm për një përdorim të përditshëm i cili kënaq të gjithë familjen. Më shumë se 99% të përbërësve janë me origjinë natyrale. Ëmbëlsia e mrekullueshme dhe shkuma kremoze e kësaj formule relakson trupin tuaj dhe ju dhuron shkëlqim dhe butësi flokëve normal dhe delikat. Evitoni kontaktin me sytë. Në rast të kundërt shpërlajeni menjëherë me ujë.
not rated 3,600 L Shto në shportë
Ulje çmimi!
Qumësht trupi dhe fytyre pas ekspozimit në diell 200 ml
Ndihmon lëkurën tuaj për ta ruajtur më gjatë ngjyrën e marrë nga dielli. 100% natyral. Pas ekspozimit në diell, qumështi Naturado ndihmon në ruajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës duke ruajtur dhe ngjyrën e fituar. Ky qumësht hidraton dhe zbut intensivisht lëkurën dhe e ndihmon atë të rigjenerohet nga dëmi i shkaktuar nga ekspozimi në diell. Duke qenë një qumësht i butë dhe fluid, aplikohet lehtë sa herë që ju të dëshironi. Është i pasur me asete ushqyese dhe biologjike, nuk është i yndyrshëm dhe përthithet mjaft mirë nga lëkura duke e lënë atë lehtë të aromatizuar.
not rated 2,600 L 1,300 L Shto në shportë
Naturado- Vaj për nxirje me efekt hidratues për lëkurën e thatë 200 ml
Vaj organik me një teksturë jo të yndyrshme hidraton, zbut dhe ndriçon lëkurën tuaj. Me efekt nxirje nga dielli që zgjat Ajo përmban vajra të çmuar të tilla si vaj kokosi, vaj avokado, vaj kajsie dhe elaio Vuriti (burim i shkëlqyer i vitaminës b-carotene) që rrisin cilësinë unike të lëkurës.
not rated 3,200 L Shto në shportë
Naturado- Shampo për rigjenerimin e flokut 200 ml
Shampo organike me veprim korrigjues që butësisht pastron dhe ushqen flokët që janë ekspozuar për një kohë të gjatë në diell, janë larë në pishinë me ujë me klor ose në det me ujë të kripur. Pasuruar me vaj Calendula, duke vepruar qetëson lëkurën e kokës dhe neutralizon efektet negative të kripës dhe të klorit. Floku rifiton butësinë, shkëlqimin dhe ndriçimin.
not rated 1,700 L Lexo më tepër
Naturado- Gjalpë Karite, Vaj kokosi & Monoi 150ml
I përshtatshëm për fytyrën-trupin-flokët për kujdesin e lëkurës së thatë dhe të ndjeshme. Rigjenerues dhe ushqyes në sajë të kombinimit të dy përbërësve të veçantë: Gjalpë Karite dhe vaj kokosi, të cilët ofrojnë hidratim të fuqishëm dhe efekt anti-rrudhë. Veçanërisht i pasur me vitaminë E dhe acide yndyrore, ky krem hidraton lëkurën e fytyrës dhe të trupit duke rikthyer elasticitetin dhe vitalitetin.
not rated 2,700 L Shto në shportë
Ulje çmimi!
Naturado- Bio for Men, Serumi Tonik 50 ml
Pema e Tamanu-së është bërë e njohur nga fiset Maori, për virtytet e saj në kozmetikë. Vaji i nxjerrë nga pema e Tamanu-së, në Tahiti, rigjeneron dhe zbut lëkurën. Formula natyrale e këtij serumi, bazuar në kombinimin e vajit të Tamanu-s me acidin Hyaluronic, bën të mundur ristrukturimin e lëkurës tuaj dhe gjithashtu ndihmon në funksionin anti-age.
not rated 3,700 L 1,850 L Shto në shportë
Naturado- Bio for Men, Shkuma e Rrojës 150 ml
Populli Maori ishin mjeshtra në artin e tatuazheve të fytyrës dhe si pasojë e kësaj lëkura pa mjekër ishte e nevojshme. Për të patur një rruajtje të përsosur pa acarim, ata përdornin vajin e lules Tamanu para se të rruheshin. Hulumtim dhe studimet e shumta kanë përgatitur një shkumë rroje natyrale, pa alkool dhe gaz. Formula delikate e kësaj shkume me lulen Tamanu dhe ekstraktin e Papaja-s ju ofrojnë një lëkurë pa irritime, të butë dhe të mbrojtur.  
not rated 1,890 L Shto në shportë
Ulje çmimi!
Naturado- Bio for Men- Shampo për Flokët dhe Trupin 200 ml
Shampo dushi me vajin e lules Tamanu dhe Papaja i dhuron trupit dhe flokëve një ndjenjë freskie dhe vitaliteti. Vaji i lules Tamanu i shenjtë për Maori-të, është nxjerrë nga një bimë shumë e rrallë që rritet në Polinezi. Ajo është përdorur në ritet tradicionale të këtij populli. Tani ajo përdoret në kozmetikë, në sajë të vetive antibakteriale, antioksidante dhe rigjeneruese.
not rated 1,300 L 650 L Shto në shportë
Naturando- Xhel dushi me Livando 200 ml
Arratisuni për një moment relaksues në zemër të Provences, falë këtij xheli dushi i cili ka në bazë të tij butësinë karakteristike të vajit esencial të livandos. Shkuma, me origjinë natyrale, butësisht pastron dhe e lë lëkurën tuaj të butë dhe me një aromë të këndshme.
not rated 1,380 L Shto në shportë